Nisma Socialdemokrate ka bërë homazhe me rastin e 20 vjetorit të zhvillimit të betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan e njohur si beteja e Dukagjinit.
Me këtë rast kryetari i Nismës, Fatmir Limaj e ka vlerësuar lartë betejën e zhvilluar 20 vite me parë. Limaj ka thënë se sot me krenari kujtojnë e shënojmë 20 vjetorin e betejës së shpresës, e cila sipas Limajt çoi Kosovën drejtë lirisë.
Pa 24 marsin e vitit 1998, Limaj thotë se nuk do të ndodhte as 24 marsi i vitit 1999 duke aluduar në nisjen e bombardimeve të Serbisë nga ana e NATO-s.
“24 marsi i vitit 1998 është fillimi i atij zgjerimi të madh për të çuar deri në fund amanetin e komandantit legjendar Adem Jashari”, ka thënë ndër të tjera Limaj./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...