Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka thënë se çështja e shqiptarëve kudo nëpër trojet e tyre është e shenjtë.
Nishani në një konferencë të përbashkët pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi tha se kjo nënkupton se shqiptarët kanë bërë përpjekje mijëra vjeçare për të arritur këtu ku janë tani, shkruan arbresh.info.
Duke folur rreth bashkimit kombëtar, Nishani tha se gjeneratat e tashme e kanë për detyrë që të qojnë përpara proceset e nisura para shumë vitesh.
“Çështja e shqiptarëve është një çështje e shenjtë sepse e lidhur me përpjekjeve dhe sakrifica mijëra vjeçare për ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar. Sot gjenerata jonë e ka një detyrë për të punuar dhe forcuar ekonomikisht prosperitetin e dy vendeve”, tha Nishani./Arbresh.info.
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...