Agjencia Kadastrale e Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, ka filluar zbatimin e projektit për Rindërtimin e Kadastrit në disa zona kadastrale të komunës sonë.
Sipas njoftimit, ky projekt synon përmirësimin e të dhënave kadastrale dhe rritjen e sigurisë juridike të pronës, shkruan Arbresh.info.
“Në kuadër të këtij projekti do të organizohen takime informuese publike për banorët e zonave përkatëse. Ju inkurajojmë të merrni pjesë dhe të informoheni drejtpërdrejt mbi këtë proces të rëndësishëm për pronën tuaj. Datat, oraret dhe lokacionet e mbajtjes së këtyre informimeve janë të specifikuara në njoftimin më poshtë “, thuhet në njoftimin e komunës./Arbresh.info/
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës
Organizatori i protestës në Shkup, Ademi: Lejoni të hyjnë në...
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...