Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha të martën se do të bëhen përpjekje maksimale që kërkesat e HandiKOS-it të trajtohen në mënyrën më të mirë dhe sa më shpejt, duke ftuar personat me aftësi të kufizuara që nga e hëna t’i bëjnë aplikimet dhe të sigurojnë pensionet që iu takojnë.
Ai këto komente i bëri gjatë një vizite që bëri së bashku me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në Shoqatën HandiKOS, ku u pritën nga drejtuesit dhe anëtarët e Shoqatës.
Kryeministri Mustafa dhe ministri Abrashi bënë të ditur nisjen e implementimit të Ligjit mbi statusin dhe të drejtat e personave tetraplegjikë dhe paraplegjikë, i cili do të ofrojë përkrahje financiare dhe do të ngritë ndjeshëm mirëqenien e personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre, në Kosovë.
Atha thanë se nga e hëna, personat me aftësi të kufizuara, personat tetraplegjikë dhe paraplegjikë mund të aplikojnë për të drejtat që iu takojnë, beneficion financiar (pension), duke u bazuar në këtë ligj.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha se nga dita e hënë ministria që ai drejton pret aplikacionet e para nga personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë që të aplikojnë për pensionin e merituar tash e një kohë të gjatë.
“Gjatë këtyre muajve dhe viteve kemi punuar shumë në udhëzimet administrative. Kemi ndarë edhe një buxhet, i cili është diku rreth 3.5 milionë euro për këtë vit, por nuk do të ndalemi vetëm me këtë. Po punojmë edhe në një koncept dokument më të gjerë, që i prek të gjithë personat me aftësi të kufizuara”, tha ministri Abrashi.
Ndërsa, drejtori i Shoqatës HandiKOS, Afrim Maliqi, falënderoi kryeministrin Mustafa dhe Qeverinë e Kosovës për punën e bërë në Ligjin mbi statusin dhe të drejtat e personave tetraplegjikë dhe paraplegjikë, i cili do të ngritë mirëqenien e personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Kosovë.
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...