Ka nisur takimi i përfaqësuesve të partive politike në vend me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ky takim po mbahet me ftesë të të parës së shtetit, për të diskutuar datën e zgjedhjeve lokale, që do mbahen këtë vit.
Të gjithë krerët e partive politike janë prezent, përveç kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili po zëvendësohet nga Albulena Haxhiu.

Në këtë takim, partitë politike pritet të pajtohen për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale 2025, ani pse janë bërë katër muaj që kur kanë përfunduar zgjedhjet qendrore dhe ende nuk kemi konstituim të institucioneve qendrore./Arbresh.info/

“Është thelbësore”, thotë Costa nga Beogradi për Marrëveshje...
Protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për çësht...
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...