Këshilli Prokurorial i Kosovës është mbledhur të enjten dhe pritet të diskutojë disa çështje, përfshirë edhe atë të Besim Kelmendit, u.d. të Kryeprokurorit të Shtetit.
Me të nisur mbledhja, anëtarja e Këshillit Prokurorial, Jehona Grantolli kërkoi përfshirjen në rend të ditës të një pike për shkarkimin e Besim Kelmendit.
Grantolli tha se kërkon shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit pas zhvillimeve të fundit në të cilat është përfshirë Kelmendi.
“Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit lidhur me pozitën e ushtruesit të detyrës të Kryeprokurorit të Shtetit, Z. Besim Kelmendi, i cili është pozicionuar tani së fundi me një grup të Këshillit Prokurorial dhe i cili nuk përfaqëson unitetin e KPK-së, si dhe duke parë kërkesat – të cilat janë publike tashmë – që Këshilli Prokurorial të shkarkojë u.d. Kryeprokurorin, kërkoj që kjo pikë të përfshihet në agjendën e takimit të sotëm”, tha anëtarja e KPK-së, Jehona Grantolli.
Grantolli tha se Kelmendi është bërë pjesë e një grupi të ngushtë interesi, i cili është grup brenda KPK-së.
“Unanimisht, ne si këshill e kemi votuar z. Kelmendi në KPK si kandidati me i mirë për pozitën dhe të vetëdijshem se ishim ne situatë të vështirë, është menduar pastaj se është prokurori Besim kelmendi. I kemi ndjekur zhvillimet e fundit. Është krijuar shumë paqartësi që nuk na shërbejnë neve si KPK”, tha ajo.
Sulmuan dy zyrtarë policorë, arrestohen të dyshuarit në Zheg...
Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, poli...
Një grua u gjet e shtrirë në tokë pa shenja jete në Prishtin...
Hyrja në Vushtrri në drejtimin për Prishtinë, e bllokuar der...
Real Madridi përballë Barcelonës në gjykatë – akuzat marrin ...
Edi Rama uron fundjavë të mbarë me pamje nga Maja e Gramës n...