20 imamët e përzgjedhur nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), pas verifikimit të tyre nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), kanë nisur ligjërimin në burgjet e Kosovës me qëllim të deradikalizimit të të burgosurve, shkruan sot gazeta “Zëri”.
20 imamë të përzgjedhur nga Bashkësia Islame e Kosovës kanë nisur ligjërimin në burgjet e Kosovës me qëllim të deradikalizimit të të burgosurve. Ligjërimi i tyre në burgje ka ardhur pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për “realizimin e rehabilitimit dhe riintegrimit të personave të burgosur” në mes të Ministrisë së Drejtësisë (MD) dhe Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në maj të këtij viti.
Lajmin për nisjen e këtij procesi e kanë bërë të ditur për “Zërin” zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Zyrtari për Informim në Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK), Jeton Kabashi, ka thënë se ligjërimi ka nisur, por nuk ka dhënë më shumë detaje.
“Ju informojmë se procesi i këshillimit fetar nga imamët ka filluar, por meqenëse jemi ende në fillim të procesit ne sigurisht që në një të ardhme të afërt do t’ju njoftojmë më hollësisht”, ka thënë Kabashi./Zëri/
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...