Ngritet memorial për Komandant Drinin në Prizren

12:27 | 23 Tetor 2020

Komandant Drini sot u nderua nga i gjithë qyteti i tij, Prizreni.

Veprën e Ekrem Hoxhës qytetarët do të mund ta nderojnë edhe para memorialit që u përurua këtë të premte në Prizren.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe zyrtarë shtetërorë, komunalë dhe shumë qytetarë.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se komandanti ka bërë shumë për qytetin e tij dhe çlirimin e vendit.

“Sot Prizreni po i jep mirënjohjen e merituar. Ai ishte simbol i luftës së UCK-së. Ai është frymëzim për gjeneratat e reja para dhe pas luftës”.

Djali i Ekrem Hoxhës, që mban nofkën e luftës Drini, tha se për nderimet që iu bënë babait të tij ndjehet tejet i lumtur.

Ky projekt komunës i kushtoi afër 140 mijë euro.

Komandanti i UÇK-së, i shpëtoi luftës, por u vra në vitin 2001 para shtëpisë së tij.

 

Lajmet më të lexuara