Prokuroria Themelore Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit Pjetër Nrecaj i cili në fillim të muajit të kaluar vrau gruan dhe vajzën e tij.
Në aktakuzë thuhet se Pjetër Nrecaj ka shkuar në shtëpinë e vëllezërve të viktimës i armatosur, ku ka qëlluar me pushkën automatike në drejtim të shtëpisë, si dhe ka qëlluar me armë bashkëshorten dhe vajzën e tij, me ç’rast ato nga plagët e marra kanë ndërruar jetë.
Njoftimi i plotë i prokurorisë:
Prokuroria Themelore Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundët të akuzuarit P.N. për shkak të veprës penale “vrasje e rëndë” nga 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.3 dhe 1.11 të KPRK-së, dhe për veprën penale “mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë i akuzuari P.N më 07.08.2018, në Gjakovë, në shtëpinë e familjes së viktimës, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij V.N, dhe vajzën e tij K.N.
I akuzuari P.N ka shkuar në shtëpinë e vëllëzërve të viktimës i armatosur, ku ka qëlluar më pushkën automatike në drejtim të shtëpisë, si dhe, ka qëlluar me armë bashkëshorten dhe vajzën e tij, të njëjtat nga plagët e marra kanë ndërruar jetë.
I akuzuar P.N, akuzohet për dy vepra penale “vrasje e rendë” nga 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.3 dhe 1.11 të KPRK-së, dhe për veprën penale “mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...
Turqi: Autobusi del nga rruga dhe bie në humnerë, tetë të vd...
Ambasadori rus në Serbi: Negociatat për NIS-in nuk janë krye...
Elita e basketbollit vjen sot me dy ndeshje interesante