Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ndaj gjashtë personave të dyshuar për dhunim, trafikim si dhe kryerjen e shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit me iniciale K.B.
Prokuroria njofton opinionin se të pandehurit A.K., M.Q., dhe R.K., akuzohen për kryerjen e veprës penale “Trafikim me njerëz” nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të pandehurit E.B., dhe M.Q., akuzohen për kryerjen e veprës penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 pika 3.3 lidhur me paragrafin 4 pika 4.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, të pandehurit A.Q., dhe H.Z., akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që gjashtë (6) të pandehurit të i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit./Arbresh.info
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...