Prokuroria e Pejës sot ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media në lidhje me rastin e dosjeve të veteraneve.
Lumturie Vuqetaj, prokurore e departamentit të krimeve të përgjithshme, ka thënë se për rastin e njohur si “veteranët e rrejshëm” janë ngritur 20 aktakuza, ndaj 21 personave, raporton lajmi.net.
Vuqetaj ka treguar se në Prokurorinë Themelore të Pejës kanë pranuar 7813 dosje dhe thotë se janë të ngarkuar sa i përket këtyre lëndëve.“Pas një pune intenzive 3 mujore kanë rezultuar me ngritjen e 20 aktakuzave ndaj personave 21 personave dhe të cilat janë në drejtim të veprave penale legalizim i përmbajtjes së rreme”, ka thënë ajo.
U.D. Presidentja Haxhiu përuroi strehimoren e parë instituci...
Prokuroria e Pejës dhe Policia intensifikojnë luftën kundër ...
E rëndë/ Vdes personi që ra nga kati i tretë i një objekti n...
Nënshkruhet marrëveshja për realizimin e projektit “Di...
Shala ankohet në Supreme kundër vendimit të Apelit që aprovo...
Kurti premton kushte më të mira për studentët në Prishtinë: ...