Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër B.K., në cilësinë e personit zyrtar si inspektor i ndërtimtarisë, për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas Kodit Penal të Kosovës.
B.K. duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar të inspektorit të ndërtimtarisë, me qëllim që të përfitojë dobi për vete ose për personin tjetër apo t’i shkaktojë dëm personit tjetër, përkundër njoftimit nr.17-354-49/6 të lëshuar më datë 20.10.2014 adresuar investitorit Xh.B., pronar i kompleksit hotelier – shtëpizave nga konstruksioni i drurit në anën e djathtë të rrugës Prizren – Nashec, afër autostradës, i bazuar në konkluzionin mbi lejimin e ekzekutimit të dhunshëm nr. 17-354-49-4, që ka lëshuar më 2.05.2014 , nuk e ka bërë ekzekutimin më datë 24.10.2014 edhe pse ka qenë i detyruar.Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale, e cila i vihet në barrë.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit