Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme

Prishtina
07:10 | 21 Shtator 2021

– Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

– Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë raportin analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”, të shkruar nga David JJ Ryan në emër të RrGK-së. (Përmes platformës Zoom, ora 11:00)

– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik lidhur me projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

– Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministren e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali. (Kabineti i kryetarit, ora 11:45 – Mediat mund të marrim pamje në fillim të takimit)

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë themelon grupet punuese për projektligjet të cilat kanë kaluar leximin e parë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet Zëvëndeskryeministërin Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

– Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëndosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, së bashku me nenkryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca do të vizitojne fshatin Hasi I – Gjonaj. (Vendtakimi në oborrin e ambulantës, ora 18:00)

– Zhvillohet ndeshja Kosovë – Norvegji në konkurrencën e femrave. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara