Ngjarjet e ditës së sotme

07:09 | 8 Dhjetor 2022

09:30

Mbahet edicioni i pestë i Konventës së Industrisë së Drurit me temën “Konkurrueshmëria, eksporti dhe potenciali i industrisë së përpunimit të drurit si industria me zhvillimin më dinamik në vend dhe bashkëpunimi në mes të industrisë dhe akademisë  në funksion të nxitjes së inovacionit”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:00

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit ku do të prezantohet raporti analitik “(Mos) Zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Sistemin e Drejtësisë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

10:00

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit)

10:00

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) organizon aksion humanitar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e saj. (Zyra qendrore e AKP-së)

10:00

Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion 2022 organizon diskutimin me temën “Imuniteti i Sistemit Shëndetësor ndaj korrupsionit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Mbahet Kongresi Botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara me moton “Bashkë për gjithpërfshirje dhe prosperitet”, i cili organizohet në kuadër të Vitit zyrtar të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. (Hotel “Venus” Prishtinë)

10:30

Oda e Hotelerisë dhe e Turizmit mban ceremoninë zyrtare të prezantimit të projektit “Made in Kosova”. (Hotel “Grand”, Prishtinë)

11:00

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme, shqyrton Vendimin e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë. (Ndërtesa e Kuvendit)

12:00

Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare, me pikat e papërfunduara nga seancat e 10 dhe 24 nëntorit 2022. Në rend dite jamë shqyrtimi i Projektligjitpër Prokurorinë Speciale; plotësimin dhe ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale; i Kodit Penal etj. (Ndërtesa e Kuvendit)

12:00

Qendra “Artpolis” organizon marshin “Boll Ma! Abuzimi nuk fshehet brenda mureve” – kundër abuzimit të grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

13:00

Universiteti i Prishtinës mban aktivitet në kuadër të “16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës mbi baza gjinore”. Merr pjesë dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare)

13:00

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban diskutimin me temën “Korrupsioni në ambient: Mungesa e efikasitetit në zbatimin e vendimeve gjyqësore”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

14:00

“Kuvendi i të rinjve të Ferizajt” publikon raportin “Besueshmëria e qytetarëve ndaj

Policisë”. (Drejtoria Rajonale e Policisë, Ferizaj)

Shpërndaje në rrjete sociale