Ngjarjet e datës 1 dhjetor 2023.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, viziton Komunën e Gjilanit, ku do të takohet me kryetarin Alban Hyseni. (Zyra e kryetarit, Gjilan. Prononcimi për media në ora 09:15)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do t’i vizitojë punimet në fillimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”. (Ora 09:30)
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në inaugurimin e parkut “Banja”. (Ora 10:00)
Komisioni për Buxhet shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)
Mbahet aktivitet i kryetarit të komunës së Obiliqit Xhafer Gashi. ( ora 10:00)
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës organizon tryezë për Ditën Botërore të HIV/AIDS. ( Prishtinë, ora 10:00)
Save the Children Kosova/o (SCiK) përmbyll projektin “Fuqizimi i ofrimit të shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme në Kosovë, si përgjigje ndaj COVID-19”. (, Prishtinë, ora 10:00-12:00)
Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
Në kuadër të konferencës së KDI-së, mbahet paneli i dytë i diskutimit “Praktikat ndërkombëtare të mbikëqyrjes dhe kontrollit financiar të subjekteve politike”. Panelistë: Besnik Buzhala, Iliada Korçari, Miša Bojović, Marek Chromý. (ora, 11:30)
HANDIKOS prezanton raportin e të arriturave të kësaj organizate në vitin 2023. (Qendra e Resurseve të HANDIKOS – Veternik, Prishtinë, ora 13:00)
Prishtina REA, në partneritet me Komunën e Pejës, përmes projektit “Tourism for Future” organizojnë ceremoninë e dhënies së certifikatave të trajnimit pas përfundimit të tri moduleve 5 ditore. (Mulliri i Haxhi Zekës, ora 13:00–14:00)
Në kuadër të konferencës së KDI-së, mbahet paneli i tretë i diskutimit “Roli i trupave menaxhuese të zgjedhjeve në rritjen e integritetit politik lidhur me financimin e subjekteve politike”. Panelistë: Ilirjan Celibashi, Ditmire Shehu dhe Kreshnik Radoniqi.ora, 14:00)
Hapet edicioni i katërt i festivalit të filmit “Art Without Limit International”. (Kino “Armata”, Prishtinë, ora 19:00)/rtk
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos