Ngatërrohet Arben Vitia, Gërvallën e quan ministre të Brendshme

16:14 | 28 Tetor 2021

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëkohësisht kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën, Arben Vitia, ka ngatërruar ministrinë të cilën e udhëheqë Donika Gërvalla.

Në një postim që ka bërë në Facebook ka prezantuar ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, si ministre të Punëve të Brendshme.

Këtë gabim, Vitia e ka bërë teksa ka shkruar lidhur me vizitën e tij dhe të kryeministrit Albin Kurti në muzeun “Shtëpia e Pavarësisë Dr.Ibrahim Rugova”.

Sidoqoftë Vitia shpejt e ka vërejtur gabimin edhe pas disa minutave ka rregulluar. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara