Ministria e Financave ka bërë përgatitjet përfundimtare të shërbimit elektronik përmes të cilit, tatimpaguesve ua mundëson marrjen e faturës, përcjelljen e gjendjes, si dhe pagesën e tatimit në pronë në pikën më të afërt, në Postë apo në Bankë.
Sipas një komunikate të Komunës së Gjakovës, përveç kësaj, numri UNIREF në faturë ua mundëson tatimpaguesve që ta kryejnë pagesën edhe përmes sistemit bankar, e-banking.
“Kusht për shfrytëzimin e sistemit elektronik nga ana e tatimpaguesve është futja e të dhënave personale në regjistrin e tatimit në pronë siç janë: Emri, Mbiemri, Numri Personal. Përmes përdorimit të shërbimit elektronik, tatimpaguesit kursejnë kohën dhe koston dhe po ashtu, mund të përcjellin gjendjen në çdo kohë. Implementimi i këtij sistemi më të avancuar të pagesave për Tatimin në Pronën nga Ministria e Financave, është edhe një përkushtim tjetër i Qeverisë së Kosovës në ofrimin e shërbimeve më të mira dhe më të shpejta për tatimpaguesit”, thuhet në njoftim.
Për t’u qasur në shërbimin elektronik, tatimpaguesit duhet të vizitojnë ueb faqen zyrtare të DTP-së:
Basha: Katër vitet e ardhshme janë mandat i autostradave e h...
Kusari: Kosova ka më pak burokraci për investime se sa vende...
I dënuari me 5 vjet burg në Shqipëri transferohet në Kosovë
Rama: Sazani tokë publike, as kemi ndërmend ta shesim, as e ...
Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha ...
Deschamps nuk shqetësohet për Mbappen: Po i ruan golat për K...