Përfaqësues të shoqërisë civile, thonë se mbi 70% të rasteve të korrupsionit, mbyllën në prokurori pa shkuar në gjykatë. Ndërsa për rastin e videos ku Veseli përmendet se i janë dhënë qindra mijëra euro, ata thonë se është dëshmi për ndikimin e politikës në polici e prokurori.
Në një videon në të cilën disa persona përfshihen në fajde mashtrim e detyrim, përmendet edhe emri i krye parlamentarit Kadri Veseli dhe shifra 200 mijë euro se gjoja janë dhënë atij.
Njohësit e çështjeve juridike thonë se kjo dëshmon kontrollin që politika ka mbi drejtësinë.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se përderisa ky rast është trajtuar disa herë e nuk janë dhënë dënime, dëshmon se politika ka ndikim në drejtësi.
“Në një sistem të tillë, ku rasti konkret është trajtuar dy tri herë nga prokurori të ndryshme, ku vet zyra e Kryeprokurorit të Shtetit është involvuar që rastet e caktuara t’i marr nga Prokuroria Speciale e t’i transferojë në Ferizaj, tregon se këta persona kanë lidhje me polici e prokurori. Ky sistem i drejtësisë ka ndërtuar kulturë të pandëshkueshmërisë”, tha për RTV Dukagjinin, Ehat Miftaraj.
Genc Nimoni nga Organizata “Çohu”, thotë se Prokuroria këto informacione i ka pasur që nga viti 2013 mirëpo sipas tij provat mund të jenë fshehur qëllimisht.
“Është një kohë e gjatë nga viti 2013 e deri tani, dhe përveç faktit se qëllimisht mund të jenë fshehur këto prova nuk kam ndonjë përshtypje tjetër”, thotë Genc Nimoni.
Ehat Miftaraj thotë se më shumë se 70% të rasteve të korrupsionit mbyllen në prokurori dhe nuk shkojnë fare në gjykatë.
“Mbi 70 % të rasteve të korrupsionit por edhe rasteve tjera mbyllen në prokurori pa shkuar fare në gjykatë. Pra 70% e rasteve nuk janë subjekt qoftë i kontrollit të gjykatës apo publikut”, shtoi tutje Ehat Miftaraj.
Ndërkaq Prokuroria Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për katër të dyshuarve për fajde që shfaqen në video.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...