Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme e Siguri të BE-së konfirmoi se Lajçak këtë e bën për shkak të takimeve të neserme (e enjte).
Pas vizitës së papritur në Serbi dhe takimin e sotëm (e mërkurë) me presidentin e këtij vendi, Aleksandër Vuçiq, Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, nuk do të vizitojë Kosovën.
Pas takimeve në Beograd, Lajçak është kthyer tashmë sot në Bruksel.
Stano tha se Lajçak ka takim me shefat e delegacioneve të të dy vendeve, përkatësisht Zëvëndëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Megjithatë, Stano paralajmëroi vizitë tjetër të Lajçakut në rajon.
“Si pjesë e punës së tij, Emisari Special i BE-së do të vizitojë gjithashtu partnerët në rajon”, tha ai, por pa precizuar se kur Lajçak do të vizitojë sërish rajonin apo Kosovën në veçanti.
Ndërkohë, përgjatë dy ditëve, sot (e mërkurë) dhe neser (e enjte) në Bruksel, mbahen takimet e grupeve punuese për çështjen e targave të automjeteve.
Me 21 prill skadon afati gjashtë mujor i dakordimit të Kosovës e serbisë për çështjen e targave, ku pas tensioneve të muajit shtator 2021, ishte vendosur përdorimi i stikersave./rtk/
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...