Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se rruga për në Parkun e Gërmisë do të jetë e mbyllur për automjete nga mesnata e 4 gushtit deri mëngjesin e 8 gushtit.
Kjo pasi në atë hapësirë është planifikuar të mbahet festivali “Sunny Hill” dhe për shkak të numrit të madh të vizitorëve që parashihet t’i ketë ajo zonë.
“Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, nxjerrë vendimin :
Miratohet kërkesa për ndalimin e qarkullimit të mjeteve motorike, qytetarëve në rrugën “Dr. Shpëtim Robaj” në Parkun Gërmia nga hyrja te laura deri te rruga për Butovc, me rastin e organizimit të Festivalit “Sunny Hill” nga data 04.08.2022 ora 00:00 deri më 08.08.2022, ora 07:00.Qarkullimi lejohet vetëm për mjetet të cilat janë: në shërbim dhe të akredituara nga festivali, mjetet emergjentë (Policia, Zjarrfikësit dhe Ndihma e Shpejtë)”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Njoftimi i plotë

Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...