Nga e premtja mund të vaksinoheni në sheshin “Zahir Pajaziti”

16:58 | 21 Tetor 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të premten , nga ora 10:00-17:30, të gjithë të interesuarit për vaksinim kundër COVID-19, mund të vaksinohen nga ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, siç ka thënë, si rrugën më të sigurt për parandalimin e infektimit nga COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët se ditën e premte, nga ora 10:00-17:30, të gjithë të interesuarit për vaksinim kundër COVID-19, mund të vaksinohen nga ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ministria u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, si rrugën më të sigurt për parandalimin e infektimit nga COVID-19.

Një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës.

MSh falënderon Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) për mbështetje për aksionin e nesërm të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Dita/Data: E premte, 22 tetor 2021

· Vendi: Sheshi “Zahir Pajaziri”, Prishtinë

· Ora: 10:00-17:30

· Tema: Vaksinimi I qytetarëvë kundër COVID-19./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara