Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën magjistrale Skenderaj-Drenas.
Në fshatin Polluzhë të Drenasit, nga ky aksident, njëra veturë ka përfunduar e rrokullisur në oborrin e një shtëpie që ndodhet në krahun e djathtë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin Prishtinës, e konfirmon se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.
“Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve dhe një person është lënduar”, deklaroi Ahmeti.

Personi i lënduar ka marrë tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas.
Brenda 24 orëve të fundit, kanë ndodhur 33 aksidente në trafik dhe sipas policisë, në shkallë vendi, janë lënduar 19 persona kurse janë shqiptuar 1.892 gjoba.
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit