Nesër në qytetin e Pejës pritet të mbahet një protestë kundër Qeverisë së Shqipërisë.
Protesta do mbahet prej orës 10:00 kur edhe pritet të bëhet parakalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, para fillimt të mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri.
Sipas njoftimit, protesta kundër Qeverisë së Shqipërisë do të mbahet nga disa qytetarë të Pejës të cilët janë të afërt të Val Zekës nga Grupi i Kumanovës.
Me moton “Gruevskin e ndihmuat, Val Zekën e tradhtuat”, ata do shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë së Shqipërisë.
Ndryshe, në orën 10:15 pritet të mbahet ceremonia shtetërore e mirëseardhjes, ndërsa në ora 10:30 pritet të filloi mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesi...
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...
42 aksidente brenda javës në rajonin e Ferizajt, mbi 1 mijë ...