Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se nesër do të mbahet forumi ekonomik mes Kosovës dhe Kroacisë në Prishtinë.
Sipas njoftimit të MPJD-së, në këtë forum do të marrin pjesë: kryeministri Albin Kurti bashkë me disa nga ministrat e tij. E në takim do të marrin pjesë edhe ministra dhe zëvendësministra të Kroacisë, përcjell arbresh.info.
Gjithashtu do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të universiteteve dhe bizneseve nga Kosova dhe Kroacia.
Forumi fillon nga ora 10:30 në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë.
Komunikata e plotë:
Nën patronazhin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, me organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nesër në Prishtinë, organizohet forumi ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.
Përveç kryeministrit të Kosovës, në forum do të jenë të pranishëm ministra dhe zëvendësministra të Qeverisë së Republikës se Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë, përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve tjera relevante si dhe përfaqësues të komuniteteve të biznesit nga të dyja vendet.
MINT ndalon shitjen e vajit nga Serbia
Mehaj takon Abbott, flasin për mundësinë e mbështetjes finan...
ATK inkasoi 15.5 milionë euro më shumë të hyra për muajin ja...
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë
AKK: MF-ja konfirmoi se komunat nuk kanë kompetencë ligjore ...
Bie sërish çmimi i naftës në Shqipëri