Nesër procesi i votimit do të zhvillohet edhe në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës, ku të drejtë vote kanë të gjithë ata të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës, e të cilët posedojnë dokumente valide, shkruan arbresh.info.
Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi, për arbresh.info tha se procesi i votimit do të zhvillohet nëpër të gjitha institucionet korrektuese.
“Në koordinim të SHKK-së dhe KQZ-së, procesi i votimit do të zhvillohet nëpër të gjitha institucionet korrektuese, SHKK do të kujdeset për krijim e hapësirave dhe mbarëvajtjen e procesit, ndërsa listat e votuesve dhe materialet zgjedhore do të sigurohen nga KQZ”, tha Gashi.
Aktualisht në institucionet korrektuese janë 1637 persona të burgosur, ndërsa të drejtë vote kanë të gjithë ata persona të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës, e të cilët posedojnë dokumente valide.
Nga ky numër i të burgosurve përjashtohen të miturit nën moshën 18 vjeçare dhe shtetasit e huaj./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit