Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim të dyshuarin Kola Tom Baftijaj, nga fshati Sallagrazhdë, komuna e Suharekës.
Policia ka njoftuar se i dyshuari kërkohet për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Njoftimi i policisë:
Pas kërkesës nga Policia e Kosovës, Prokuroria Themelore ( departamenti i Krimeve të rënda) në Prizren, ka miratuar autorizimin për publikimin e fotografisë dhe të dhënave të të dyshuarit për në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.
KËRKOHET:
I dyshuari: KOLA TOM BAFTIJAJ
Data e lindjes: 03.09.1969 në Prizren
Vendbanimi: Fshati SALLAGRAZHDË- SUHAREKË
Vepra Penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’. /arbresh.info

Lladrovci me mesazh të fortë ndaj PDK-së: Nuk pranoj të bëhe...
Qeveria e kryeministrit Radev merr votëbesimin nga parlament...
Një burrë gjendet pa shenja jete në Suharekë, rasti po hetoh...
Rooney shpërthen ndaj Tuchel: Lënia jashtë e Arnold është e ...
Vrasja e 66-vjeçarit në Sarandë, pesë të arrestuar
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin në rastin e mashtrimit ...