Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për bashkëpunim dhe identifikimin e një personi që po dyshohet për grabitje në Prishtinë.
I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Grabitje, që ka ndodhur në gusht të vitit 2022, në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar
Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Grabitje, që ka ndodhur në gusht të vitit 2022, në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192. /arbresh.info/
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...