Nëntë meshkuj të dy familjeve në Podujevë rrihen e bëhen për spital

09:15 | 21 Korrik 2021

Ditën e djeshme ka ndodhur një përleshje mes dy familjeve në qytetin e Podujevës.

Në këtë përleshje kanë qenë të përfshirë 9 persona.

Sipas Policisë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator me 7 fishek dhe një shkop.

Me vendim të prokurori, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i PK-së.

Podujevë,  20.07.2021 – 09:00. Ka ndodhur një përleshje në mes të dy familjeve (9 meshkuj kosovarë), ku si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator me 7 fishek dhe një shkop. Me vendim të prokurori, rasti shkon në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara