Në Zagreb janë nënshkruar marrëveshjet dhe memorandumet ndërmjet dy vendeve.
Marrëveshja për sigurinë sociale midis Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Kosovës u nënshkrua nga Marin Piletiq, ministër i Punës, Sistemit Pensional, Politikës Familjare dhe Sociale të Republikës së Kroacisë dhe Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës.
Marrëveshja midis Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen dhe shkëmbimin reciprok të patentave të shoferit u nënshkrua nga Davor Bozhinovićq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i Republikës së Kroacisë, dhe Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm i Republikës së Kosovës.
Marrëveshja midis Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim në mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, u nënshkrua nga Davor Bozhinoviq, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Brendshëm i Republikës së Kroacisë, dhe Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm i Republikës së Kosovës.
Memorandumi i Mirëkuptimit midis Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kroacisë, Qendrës për Ekspertizë dhe Kërkime Forenzike “Ivan Vuçetiq”, dhe ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Agjencisë së Kosovës për Forenzikë në fushën e forenzikës, u nënshkrua nga Davor Bozhinoviq, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Brendshëm i Republikës së Kroacisë, dhe Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm i Republikës së Kosovës.
Memorandumi i Mirëkuptimit midis Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kroacisë, Drejtorisë së Policisë, Akademisë së Policisë “Polici i Parë Kroat”, dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kërkimit, u nënshkrua nga Davor Bozhinoviq, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Brendshëm i Republikës së Kroacisë dhe Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm i Republikës së Kosovës.
Renault zbulon modelin e ri Turbo 3E – kur pritet debutimi i...
Çka nuk bën të mbani në frigorifer
Emir Sahiti ‘hero’ për Hamburgun – shënon golin e fitores nd...
Grenelli protestuesve në Serbi: Ndryshimi i liderit duhet të...
Si të zbuloni nëse historia juaj e dashurisë është në fund
Të gjitha sekretet për të krijuar bazën perfekte të grimit