Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka njoftuar se rreshteri Bunjanin Raçi, ka përfunduar me sukses kursin për instruktor në Gjermani.
Siç bëhet e ditur nga njoftimi i FSK-së, Bunjanin Raçi, ka përfunduar me sukses kursin për instruktor në Bundesëehr ku është certifikuar për operimin për “VIP Security and Escort” , përcjellje të personaliteteve me rëndësi të veçantë VIP-ve, me motoçikleta, shkruan Arbresh.info
“Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën Federale të Gjermanisë, dhe në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshter Bunjanin Raçi, ka përfunduar me sukses kursin për instruktor në Bundesëehr ku është certifikuar për operimin për “VIP Security and Escort” , përcjellje të personaliteteve me rëndësi të veçantë VIP-ve, me motoçikleta”, njofton FSK-ja.




Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore