Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se nënkoloneli Meriman Suka është akredituar si përfaqësuesi i shtetit të Kosovës në Republikën e Turqisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci potencoi se Suka ka pranuar kredencialet si Atashe Ushtarak me të drejta të plota i Republikës së Kosovës në Turqi.
“Është akredituar atasheu ynë ushtarak si përfaqësues i shtetit të Kosovës në Republikën e Turqisë. Nënkolonel Meriman Suka, ka pranuar kredencialet si Atashe Ushtarak me të drejta të plota i Republikës së Kosovës në Turqi. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me shtetin turk në aspektin e mbrojtjes, si dhe eksplorojmë projekte të reja ushtarake në të ardhmen”, ka shkruar Maqedonci./Arbresh.info
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën ...
Netanyahu: Ka punë për t’u bërë në Iran
Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të re...
Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për s...
Kryeqyteti subvencionon ujitjen e 300 hektarëve tokë bujqëso...
Dy muaj nga vdekja tragjike e Xhuana Nikollajt, të afërmit d...