“Ne tani këtë e shohim si kërcënim, dhe, nuk shoh dhe as atëherë nuk kam parë serb që do të mund të votonte e të pajtohej me të. Për fat të keq, ata pa marrë para sysh pengesat dhe mendimet tona, kanë vazhduar me kryeneçësi formimin e një organi i cili nuk ndryshon thelbin por e ndryshon misionin, e këto janë vetëm korrigjime të vogla teknike”, ka thënë Rashiq.
Ai mendon se kjo është përpjekje që të ngrihet autoriteti i i Qeverisë Haradinaj dhe se është i zhgënjyer pse deputetët serbë nuk bëjnë gjë lidhur me këtë.
„Kam parë vetëm dënime nga Gjuriqi e Vulini, nga të gjithë, por nuk kam parë se çfarë bëjnë lidhur me këtë. Frikohem se edhe më tej e kemi vazhdimësinë e dënimit dhe nuk bëmë asgjë para se të ndodhte kjo ndërsa e kemi ditur se do të ndodhë”, ka thënë Rashiq.
Ai ka përkujtuar se deri në fund të nëntorit, kur pritet përfundimi i procedurës ligjore për formimin e Ushtrisë së Kosovës, mund të iniciohen plot procese juridike.
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë