Prindërit dhe tre fëmijët që po udhëtonin me veturën e tipit BMW, gjetën vdekjen në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi rreth një orë më parë në fshatin Biraçë të Suharekës.
Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur për Express se viktimat e aksidentit janë prindërit me fëmijët e tyre.
Një familje u shua, sot, pasi aksidenti ndodhi mes veturës së viktimave dhe një autobusi.
“Drejtuesi dhe tre pasagjerë kane ndërruar jete ne vendngjarje sipas konfirmimit te mjekut te emergjencës. Janë prindërit me fëmijë”, tha një burim i policisë për Gazetën Express.
“Ne vendngjarje janë ekipe relevante si dhe rruga magjistrale Suharekë-Prishtine do te jete e bllokuar për qarkullim”, thuhet në informatat më të reja të kësaj ngjarjeje.
Policia e Kosovës po apelon të gjithë pjesëmarrësit e trafikut që të respektojnë shenjat e komunikacionit dhe rregullat në trafik.
Pamjet: Arkiv
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s