Nën ndikim të alkoolit, djali sulmon fizikisht prindërit e tij

09:42 | 24 Dhjetor 2020

Dje, është arrestuar një person në Prishtinë.

Ai nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar prindërit e tij, transmeton arbresh.info.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:00, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ndryshe, dhuna në familje vazhdon të jetë një problem shqetësues, pasi thuajse çdo ditë policia raporton për raste të ngjashme.

Ky është njoftimi i plotë:

“Prishtinë 23.12.2020-13:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit ka sulmuar prindërit. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara