Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka tentuar të vjedh një kasafortë në një lokal në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lokalin e tij ka hyrë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka tentuar ta vjedhë kasafortën. Pasi që kasaforta ishte e mbyllur i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq rasti është në hetim”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...