Nën ethe, flasin prindërit e Ramush Haradinaj

13:49 | 9 Shtator 2017

Babai i Ramush Haradinajt, Hilmi Haradinaj, pak para se djali i tij të votohet për kryeministër të vendit, ka thënë se Kosova i ka borxh djalit të tij.

Këtë borxh, Hilmi Haradinaj, shpreson se Kosova do t’ia kthejë sot Ramush Haradinajt.

“Presim që, dhashtë zoti, sot të shkojë gjithçka për mirë. Jemi pak me ngarkesë, por mendojë se do të përfundojë mirë. Ramushi duhet dhe do ta kalojë edhe këtë sfidë, sepse Ramushi, jo që është i joni, por ka dhënë shumë për Kosovën, bashkë me familjen e vëllezërit dhe Kosova i ka borxh Ramushit”, në një intervistë për Klan Kosovën.

Ndërsa Rukë Haradinaj, nëna e të nominuarit për kryeministër, është shprehur shumë optimiste se djali i saj do bëhet edhe njëherë udhëheqës i qeverisë së Kosovës.

“Ramushi do të fitojë, besimin e kemi pasur gjithmonë se do të dalë fitimtar edhe sot besoj se do të dalë mirë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara