Te Ura e Bubës në Zubin Potok janë vendosur kontejnerë si qendra alternative të votimit.
Kontejneri do të shfrytëzohet nesër për votim pro ose kundër shkarkimit të kryetarit të kësaj komune, raporton rtk.
Kontejnerë të tillë do të vendosen edhe në dy lokacione të tjera në Zubin Potok.
Kjo zgjidhje është bërë pas refuzimit të 33 drejtorëve të shkollave për t’i ofruar hapësirat shkollore si vendvotime.
Në komunën e Zubin Potokut janë gjithsej 5 qendra të votimit ndërsa të drejtë vote në këtë komunë kanë 6 mijë e 877 qytetarë.

Gjendet personi i zhdukur në Reçan të Prizrenit
Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev/...
Kuvendi Zgjedhor: Ardian Gjini sot merr drejtimin e AAK-së
Alarmohet shërbimi sekret amerikan: Të shtëna pranë Shtëpisë...
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju