Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në prite të përmbylljes së afatit kohor për ankesë në Gjykatën Supreme për të dërguar në rinumërim 1472 vendvotime të kërkuara nga PZAP.
“Kemi pranuar dy vendime të PZAP. Në njërin vendim jemi të obliguar të rinumërojme 1472 vendvotime ky vendim bëhet i fuqishëm dhe ne jemi të obliguar t’i rinumërojmë këto vendvotime. Ne mbesim në pritje deri të përmbyllet afati kohor për ankesa në Gjykatën Supreme,” deklaroi në mbledhjen e KQZ-së, kryetarja Valdete Daka, raporton arbresh.info.
Enis Halimi kryesues i Sekretariatit, tha se janë të gatshme për rinumërim.
“Ne jemi gati të fillojmë rinumërimet. Ne do të rrisim kapacitetet në kufijtë që do të ketë transparencë të plotë.”
Anëtarët e lëvizjes vetëvendosje kërkuan të shtohet numri i tavolinave dhe të ketë turn të tretë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...