Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtoresha për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi, sot ishin pjesë e një akti human, me ç’rast familjes Xhelili nga Mitrovica i janë dhuruar çelesat e banesës.
Përfituesja e banesës znj. Rukije Xhelili, e cila deri më tani ka jetuar në kushte mjaft të vështira përbëhet nga 4 anëtarë, dhe sot është bërë me banesë falë zemërgjerësisë së familjes Mehmeti nga fshati Prekaz që tashmë jetojnë në fshatin Lum të Madh të Vushtrrisë.
Zahit Mehmeti tha se këtë banesë e kanë dhuruar me qëllimin e vetëm që tu realizohen tri dëshira të kahmotshme të tij, me krenari për luftën e UÇK-së, krijimin e Ushtrinë sonë dhe dëshira për të bërë një familje me shtëpi.
“Këtë banesë e kemi dhuruar pa imponimin e askujt, vetëm me vullnetin tonë të plotë, dhe na besoni që kurrë në jetë më të lumtur nuk jemi ndierë. Falenderojmë edhe kryetarin Bahtiri, i cili është shembull për të tjerët që na përkrahu dhe na ndihmoj në dorëzimin e çelësit. Ndërsa zonjës Rukije i urojmë shëndet dhe gjitha të mirat duke e gëzuar këtë banesë në jetë”, tha Lule Miftari, gruaja e Zahit Mehmetit dhurues të banesës.
Kryetari Bahtiri, përshëndeti dhe falenderoi nga zemra familjen Mehmeti për zemërgjerësinë e tyre që të gëzoj një familje pa kulm mbi kokë, pikërisht në prag të festës së vitit të ri, po ashtu ai tha se ndjehet i lumtur kur njerëzit e vullnetit të mirë pa hezituar ndajnë para nga buxheti i tyre për të ndihmuar ata që kanë nevojë.
“Unë vërtetë ju jam mirënjohës për këtë nismë njerëzore dhe ju falënderoj shumë. Në Mitrovicë ka mjaftë familje që nuk e kanë të zgjidhur problemin e strehimit, andaj investimi që ju bënë për të ndihmuar këto familje ka domethënie të rëndësishme dhe neve na i zbut probleme në këtë fushë. Kontributi i juaj i drejtpërdrejtë në këtë drejtim, por edhe në zhvillimin ekonomik të komunës, është për tu vlerësuar shumë dhe qytetarët e Mitrovicës e bëjnë këtë. Ato do të të jenë falënderues dhe mirënjohës”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...