Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga pjesa e dytë e marsit Prishtina do të ketë 24 orë ujë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Fabrika e Ujit është gati që pas datës 17 mars “të lëshohet në testim dhe deri në fund të muajit shumica e kryeqytetit do të ketë 24 ORË UJË”, përcjell portali Arbresh.info
“Janë ndërruar një pjesë e madhe e gypave në vitet 2014 – 2015, me kredinë e KfË dhe pjesëmarrjen e Komunës dhe Qeverisë (me nga 5 milion Euro) është bërë edhe fabrika e re e Ujit, dhe është përmirësuar dukshëm inkasimi. Në vitet në vijim kanë mbetur që bashkë me Ujësjellësin të zgjedhim edhe problemet në pikat e larta dhe në ndërtesat kolektive (aty ku ka prishje).
Ky është ndër lajmet më të mira për kryeqytetin dhe shfrytëzoj rastin që në emër të qytetarëve të Komunës të falenderoj të gjithë ata që kanë punuar që kjo ditë të vjen në komunën tonë”, shkruan mes tjerash Ahmeti./Arbresh.info

NASA synon të nisë një ekip drejt Hënës në muajin mars
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur tur...
Dita e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta ruajmë dhe ta flasim bukur s...
Koloneli amerikan Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amer...
Premtuan shërim jashtë shtetit: Policia arreston dy persona ...
U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit...