Në ora 15:00 varroset 16 vjeçari nga Vitia, viktima më e re nga koronavirusi në Kosovë

12:02 | 11 Mars 2021

Në prag të njëvjetorit të pandemisë, në mëngjesin e të enjtes e ka humbur betejën me COVID-19 një 16-vjeçar nga Vitia.

Lajmin e ka konfirmuar infektologia nga Spitali Regjional i Gjilanit, Selvete Shurdhani.

“I ndjeri ka pasur ndryshime të mëdha në mushkri dhe temperaturë të vazhdueshme. Na ka tmerruar humbja e tij. Unë e kam pranuar pra 7-8 ditëve, ka qenë në gjendje të rëndë dhe është trajtuar deri sot nën mbikëqyrje maksimale nga i tërë stafi i Repartit të Infektives. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, ka thënë Shurdhani.

Ky është rasti i parë në Kosovë moshë të re që nuk i mbijeton virusit.

Deri tani, betejën me COVID-19 brenda një viti e kanë humbur 1,674 kosovarë.

Sipas mediave lokale, i ndjeri me inicialet B.B është nga fshati Vërban i komunës së Vitisë.

Varrimi i tij tutje raportohet se do të bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e këtij fshati./reporteri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara