Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës e Jugut, Drita Kadriu, ka thënë se 38 për qind e nxënësve nga klasa 1 deri 5, nuk janë pajisur ende me tekste shkollore.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ajo kërkuar nga mësimdhënësit që mos të i dënojnë fëmijët për mungesë të librave shkollor.
“Të dhënat e mbledhura nga shkollat, ( përjashtuar 6 shkolla), tregojnë se 38% të nxënësve nga klasat 1-5, ende nuk janë pajisur me tekste shkollore. Mësimdhënës, mos i dënoni nxënësit (me ndejt në një këmbë), për mungesë tekstesh”, ka shkruar Kadriu./Arbresh.info
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë