Në Klinikën Infektive, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sot janë të hospitalizuar gjithsej 62 pacientë.
Prej tyre të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 58 pacientë, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive, transmeton arbresh.info.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se nga 58 pacientë të infektuar me Covid 19, 46 raste janë në gjendje stabile, ndërsa 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient, i cili është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.
Po ashtu, kjo klinikë ka njoftuar se sot do të lirohen nga klinika 4 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.
Ky është njoftimi i Klinikës Infektive:
Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 22/04/2020, janë të hospitalizuar gjithsej 62 pacientë.
Prej tyre të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 58 pacientë.
Nga 58 pacientë të infektuar me Covid 19:
- 46 raste janë në gjendje stabile
- 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
- Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient, i cili është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.
Sot do të lirohen nga klinika 4 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor./arbresh.info
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...