Në Klinikën e Pulmologjisë të QKUK-së, s’ka më pacientë të prekur me Covid-19

14:00 | 23 Shtator 2021

Lajmi i mirë vjen nga Klinika e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, disa pacientë janë liruar për në shtëpi, ndërsa disa të tjerë janë transferuar në Klinikën Infektive 2 (Mjekësinë Sportive) për trajtim të mëtutjeshëm.

Kjo klinikë, nga tani do të trajtojë vetëm pacientët post-covid.

Lajmet më të lexuara