Në fundjavë priten reshje bore

08:16 | 24 Nëntor 2022

Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu në orët e mëngjesit.

Sipas Prishtina Wrather gjatë ditës vranësirat shpërndahen, e do të ketë edhe intervale me diell.

Zonave malore priten edhe reshje bore.

Ndërkaq ditën e diel priten reshje bore edhe nëpër ultësira.

“Reshjet e borës nëpër ultësira priten ditën e diel, derisa java e ardhshme parashihet të ketë temperatura paksa më të ulëta nga vlerat mesatare, me më pak sasi të reshjeve”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale