Në Ferizaj së shpejti do të nisë ndërtimi i Qendrës së Re të Mjekësisë Familjare, ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Agim Aliu.
Ai ka bërë të ditur se objekti do të ndërtohet në rrugën “Remzi Hoxha” në qytet, investim ky prej 1.7 milionë euro.
“Falë bashkëpunimit tonë me miqtë nga shteti i Katarit përmes organizatës “Qatar Charity”. Ndërtesa e re e QMF II, do të integroj gjithë shërbimet e kujdesit primar shëndetësor, me kushte perfekte të ofrimit të shërbimit shëndetësor për bashkëqytetarët tanë”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Ai ka falënderuar shtetin e Katarit dhe drejtuesit e organizatës “Qatar Charity” për siç ka thënë, bujarinë e mbështetjen madhore për Ferizajn dhe jo vetëm për këtë projekt. /arbresh.info/
Vërshimet, dhurohen 500 mijë euro për vetëm tri orë
Komuna e Mitrovicës ndan 500 mijë euro për vërshimet
Peci tregon pse s’e ka shkarkuar këshilltarin e dënuar për v...
Mozzik ofron 20 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
“Bashkë ia dalim” – Mbrëmje humanitare për familjet që pësua...
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukraina...