Në Ditën e Presidentit, më 24 maj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, rikujtoi themeluesin e shtetit, Ibrahim Rugovën, nga i cili edhe u vendos kjo ditë përkujtimore.
Me këtë rast, Osmani ka shpërndarë një video përkujtimore ku dëgjohet kënga “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, një krijim i dashur për presidentin Rugova dhe që dikur ishte propozuar edhe si himn shtetëror.
Në pamjet e publikuara, presidentja shfaqet pranë familjes së Rugovës, ndërsa janë bashkuar edhe shumë fotografi të tjera përkujtimore, në nderim të tij me rastin e kësaj dite.
“Sot është Dita e Presidentit, e vendosur si e tillë nga Presidenti ynë historik Dr.Ibrahim Rugova, ati themeltar i Republikës sonë. Sot ecim hapave të tij, në përpjekje të vazhdueshme për ta bërë Kosovën atë që e deshën e për të cilën sakrifikuan breza të tërë”, tha Osmani./Arbresh.info
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President
SHBA–Iran, rifillojnë bisedimet bërthamore në Gjenevë
16 mijë qytetarë nënshkruajnë peticion për ish-krerët e UÇK-...