Kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha, apelojn tek të gjithë prindërit që të kenë kujdes për fëmijët e tyre, në rast se ju paraqitet ndonjë problem shëndetësorë të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë dhe të njoftojnë përgjegjësit e shkollës.
“Gjithashtu gjatë dërgimit të fëmijëve në shkollë të vendosin maskat dhe të mbajnë distancën konform rekomandimeve të dhëna nga IKSHPK, MSH dhe MASH”, thuhet në mesazhin e Berishës me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Sipas tij, shkollat e Komunës së Fushë-Kosovës janë të gatshme për fillimin e procesit mësimorë sipas udhëzuesve, protokolleve dhe manualeve zyrtare të hartuara nga MASH, MSH dhe IKSHPK.
“Është bërë dezinfektimi i të gjitha shkollave, janë vendosur shenjat, pajisjet mbrojtëse ndaj Covid-19 – termometra infrared, sapunë e dezinfektues. Janë krijuar Task Forca në të gjitha shkollat e Komunës së Fushë-Kosovës”, thuhet në mesazhin e Berishës/arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë