Situata me pandeminë Coronavirus ka bërë që shumë veprimtari të ndërpriten e poashtu edhe sistemi shëndetësorë të riorganizohet.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës Bujar Gashi, ka treguar se tashmë kanë marrë masa që pacientët e rregullt si diabetikët, mund t’i marrin recetat në Barnatoret Qendrore dhe me atë recetë të shkojnë direkt në QKMF për të marrë terapinë.
“Çështja e insulinës dhe pacientëve insolinovarës të cilët janë në komunën e Prishtinës deri para dy jave ka qenë një formë tjetër e shpërndarjes së insulinës, pacientët të cilët marrin insulinë në baza mujore është dashur të shkojnë në qendrat e Mjekësisë Familjare, të përshkruajnë raportin të marrin recetën dhe më atë recetë të shkojnë në Barnatoren Qendrore që është te Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe të marrin insulinën e nevojshme për tërë muajin”.
“Tani për të lehtësuar dhe për tu hekur një barrë atyre pacientëve që janë me diabet dhe insulinovarës e kemi vendosur një mjek në Barnatoren Qendrore ku pacientët prej çdo lagje mund të shkojnë direkt, ku aty për aty i përshkruhet menjëherë receta dhe e marri insulinën”.
Gashi është shprehur se kjo është bërë me qëllim që t’i ruajnë pacientët nga rreziku i përhapjes së Coronavirusit.“Në mënyrë që t’i kursejmë edhe qendrat e tjera, por edhe ata pacient që të mos të frekuentojnë edhe qendrat e tjera për ndonjë infektim eventual me Covid-19”.
Pashtu sipas Gashit kjo situatë ka ndikuar që të ketë rënie të numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë në Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Ai ka sqaruar se edhe shërbimi emergjent është duke vazhduar punën normalisht në mënyrë që tu dalin në ndihmë pacientëve, raporton EO.
“Në dy javët e fundit veç kemi rënie sa i përket numrit të pacientëve nëpër qendrat e mjekësisë familjare, kjo rënie e numrit të pacientëve të rregullt na ka mundësuar të kemi një numër të stafit pak më shumë që ti angazhojmë në këto katër pikat kryesore ku veç jemi duke i mbajtur 24 orë”.
“Është i njëjtë shërbimi emergjent edhe kujdestaritë të cilat kanë qenë ndërrimet e natës nëpër qendrat e mjekësisë familjare, gjithashtu edhe qendra e mjekësisë urgjente funksionon me katër ekipe mjekësore në teren”.
Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...
EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revoluciona...
Rama takon ambasadorin italian, diskutohet për fuqizimin e t...
Raportohet për tre studentë të arrestuar në protestën në RMV...
Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullo...
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...