Ndryshohet ligji për patentë shoferë

11:34 | 17 Mars 2015

Se sa i pështjelluar është rasti i patentë shoferëve, tregon edhe Ligji nr.02/l-70 për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, i cili bie në kundërshtim me nenet e caktuara të tij. Në veçanti me disa patentë shoferë të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Në ligj thuhet se patentë shoferi, lëshohet dhe vazhdohet në afat prej 5 viteve, kurse personave të moshuar mbi 65 vjeç në çdo dy vite, shkruan Telegrafi.
Ministria e Infrastrukturës (MI), është sponsorizuese e ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugorë, derisa prodhimin e dokumenteve e bënë MPB-ja.
Për t’i qartësuar gjërat, burimet e Telegrafi, kanë konfirmuar se Ministria e infrastrukturës (MI),ka nisur procedurat për plotësim-ndryshimin e këtij ligji.
Disa nene janë aq konfuze sa që vështirë janë edhe të shpjegueshme. “Neni, 270.5. Gjithashtu me përjashtim nga paragrafi 3 i këtij neni, patentë shoferi për kategorinë “B” jepet për periudhë të përhershme. Neni, 270.3. Patentë shoferi i lëshohet dhe vazhdohet në afat vlefshmërie prej 5 viteve, kurse personave të moshuar mbi 65 vjeç, në çdo dy vite në bazë të certifikatës mjekësore i vazhdohet patentë shoferi”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara